Çmimi i naftës arriti maksimumin e vet të këtyre dy viteve të fundit në sfondin e trazirave masive në Libi, njofton Agjencia Bloomberg. Çmimi i fjuçerave (futures) të muajit mars për naftën e lehtë të papërpunuar (light crude) amerikane në bursat elektronike në Nju Jork u rrit me 6,85 $ dhe i tejkaloi tashmë të 93 dollarët për fuçi.