Në Zelandën e Re gjetën vdekjen 65 veta dhe qindra të tjerë kanë marrë trauma të ndryshme si rezultat i tërmetit me një magnitudë prej 6,3 ballësh jo larg Christchurch - qytetit të dytë për nga madhësia në vend në ishullin Jugor. Kryeministri John Phillip Key shprehu druatje në lidhje me faktin se numri i viktimave mund të rritet, meqenëse nën rrënojat e godinave të shembura vazhdojnë të mbeten nga 150 deri në 200 mijë veta. Në qytet është vendosur regjimi i situatës së jashtëzakonshme. Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev i shprehu ngushëlliet e veta Kryeministrit të Zelandës së Re në lidhje me fatkeqësinë natyrore që pllakosi mbi vendin dhe shprehu gatishmërinë e palës ruse për dhënien e ndihmës në kapërcimin e pasojave të tërmetit shkatërrimtar.