Organizata e Bashkëpunimit e Shangait (OBSH) bëri thirrje për një koordinim më të ngushtë të përpjekjeve ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit. Vetëm kjo do të ndihmojë për tu bërë ballë efektivisht organizatave terroriste, të cilat po venë në përdorim gjithnjë e më aktivisht teknologjitë më moderne, ndër të tjera edhe ato kompjuterike për realizimin në jetë të planeve të veta kriminale, vuri në dukje Kreu i Shërbimit Antiterrorist të OBSH Xhensbek Xhumanbekov. Duke marrë fjalën në konferencën ndërkombëtare në Alma-Ata, ai shprehu preokupim serioz në lidhje me faktin se terrorizmi ndërkombëtar këto kohët e fundit po vjen duke forcuar bazën e vet materiale dhe financiare. Një rrezik veçanërisht të madh përbën synimi i terroristëve për të shtënë në dorë armën e shfarosjes në masë.