Autoritetet e Libisë po përpiqen me egërsi të paparë të shtypin kryengritjen e kundërshtarëve të regjimit të Muammar al-Kaddafit. Për shpërndarjen e pjesëmarrësve të aksioneve të protestës në kryeqytetin e vendit- Tripoli - aviacioni luftaral dha një seri goditjesh mbi rajonet e banuara. Kërkesat për dorëheqjen e Kaddafit nuk po rreshtin që nga 15 shkurti. Në përleshjet me policinë gjetën vdekjen tashmë 500 veta, ndërsa të plagosurit numërojnë mijëra veta. Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme e Rusisë po përgatitet për evakuimin e qytetarëve rusë nga Libia. Sipas të dhënave paraprake, vendin duhet ta braktisin më tepër se 500 rusë. Kryesisht ata janë diplomatë, bashkëpunëtorë të kompanisë “Gazprom” dhe Shoqërisë së Hapur Aksionere “Rrugët Hekurudhore të Rusisë”.