Të huajt po nxitojnë të braktisin Libinë, por populli nuk ka ndërmend të dorëzohet megjithatë, deklaroi në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” opozitari i njohur libian, doktor Ali Tarhuni: “- Qytetet në lindje të vendit janë çliruar plotësisht nga regjimi i Kaddafit. Në provincat Musarama, Zawiya dhe Nadus pushteti kaloi gjithashtu në duart e popullit. Aktualisht atje situata është e qetë dhe paqësore. I vetmi vend ku vazhdojnë luftimet akoma mbetet kryeqyteti i vendit - Tripoli. Atje po bën rezistencë të egër pushteti i vjetër, por regjimi i Kaddafit do të bjerë patjetër. Këtë e dëshiron i gjithë populli libian, pavarësisht nga fakti se në anën e Kaddafit lufton një numër i madh mercenarësh nga vendet e Afrikës së Veriut. Dhe, duhet thënë, se midis tyre janë vënë re bile edhe tunizianë. I biri i Presidentit Saif al-Islam i propozoi opozitës zhvillimin e negociatave. Po kush është ai që i atriboun vetes një rol të tillë? Për ç’negociata mund të bëhet fjalë tani? Vallë a mund të ndryshojë ndonjë gjë pas kaq e kaq vitesh? Ky regjim ka një jetë tashmë 42 vjeçare. Populli u lodh dhe thjesht kërkon ndryshime, ai do liri dhe demokraci. Ajo që po ndodh aktualisht në Liban nuk nxitet, nuk frymëzohet aspak nga jashtë. Këto nuk janë as tentativa të prijësve të fiseve për të ndarë vendin midis tyre. Kjo është kryengritje e gjithë popullit. Sepse njerëzit duan, thjesht, të bëjnë një jetë normale”, - thotë doktor Ali Tarhuni.