Shkarko audiofailin


Duke marrë fjalën në konferencën për shtyp mbajtur sipas rezultateve të vizitës së vet në Ashkhabad, Ndihmësi i Sekretares amerikane të shtetit Robert Blake deklaroi, se pala amerikane mbështet vendimin e Turkmenistanit për furnizimin e lëndës së kaltër djegëse për gazsjellësin e ardhshëm “Nabbuko”, i cili do të shtrohet drejt Europës me anashkalim të territorit të Rusisë. Në Uashington, sipas fjalëve të tij, gjithashtu i “gëzohen” pa masë kësaj dhe përshëndesin vendosmërinë e Presidentit Gurbangulli Berdimuhamedov për avancimin e projektit të gazit TAPI, pjesëmarrës të të cilit janë Turkmenistani, Afganistani, Pakistani dhe India. Projekti tani për tani virtual “Nabbuko” është krijesa e dashur e Bashkimit Europian, i cili nuk lodhet së përsërituri sërish e sërish synimin e vet për tu shkëputur nga “përqafimet famëkeqe të gazit” të Rusisë. Dhe këtu Robert Blake, vetkuptohet, nuk mundi të mos shfaqë për të satën herë me radhë solidaritetin me aleatët e vet europianë. Por megjithatë dashur padashur të krijohet përshtypja, se më shumë se gjithçka tjetër Shtëpinë e Bardhë e gëzoi gatishmëria e Liderit turkmenistanas “për tu kthyer me fytyrë” nga Afganistani, Pakistani dhe India, e cila po zhvillohet në mënyrë të vrullshme aktualisht. Vërtet, në lidhje me projektin TAPI Ndihmësi i Sekretares amerikane të shtetit foli me një frymëzim të veçantë. Realizimi i tij në jetë, theksoi ai, do ti sjellë dobi jo vetëm Turkmenistanit, por dhe do të krijojë vende të reja pune në Afganistan. Në përfundim të fjalës së vet Robert Blake konkludoi: “Projekti do ti shërbejë qëllimeve tona të përbashkëta - integrimit në Azinë Qendrore dhe Azinë Jugore”. Në fakt, interesat e veta kryesore SHBA nuk i fshehin aspak.  Po si i bëhet hallit me partnerët e tyre “më të vegjël” nga Europa, në këtë rast? Sepse, sipas shprehjes së disa komentatorëve, TAPI “i vë stërkëmbëshin” gazsjellësit “Nabbuko”. Megjithëse Ashkhabadi formalisht dhe ia premtoi gazin e vet Europës, por pjesëmarrësit e këtij projekti deri tani nuk po japin kurrfarë shenjash për nënshkrim kontratash as me Turkmenistanin, as me Azerbajxhanin.

Sergei Pikin, Drejtori i Fondit rus të Zhvillimit Energjetik, i vlerëson me skepticizëm të madh perspektivat e projektit “Nabbuko”: “ - Përsa sa kohë që nuk do të ketë një projekt të saktë, të qartë, në të cilin të jenë të përcaktuara të gjitha - duke filluar që nga nxjerrja e gazit e deri tek shitja e tij konsumatorit të fundit, afati i mbulimit të shpenzimeve (payback) - mund të flitet vetëm për rrafshin politik të këtij projekti. Po, ai i duhet vërtet Europës, sepse ky për të është divesifikim i furnizimeve të veta të gazit, “sigurim nga fqinja e saj lindore”, siç preferojnë të shprehen atje. Por se në ç’masë është e aftë kjo kontratë sigurie ta garantojë, ta sigurojë Europën - kjo është një pikëpyetje e madhe”, - u shpreh Sergei Pikin.