Presidenti i Federatës Ruse kërkoi nga të gjitha strukturat ushtarake të punës së bashkërenditur në luftën kundër terrorizmit. Në mbledhjen mbarëruse të koordinuar të drejtuesve të organeve të ruajtjes së rendit në Moskë Kryetari i shtetit theksoi veçanërisht domosdoshmërinë e zhvillimit të stërvitjeve të rregullta. “Minitria e Punëve të Brendshme, Ministria e transportit, Ministria e Situatës së Jashtëzakonshme dhe dikastere të tjerë duhet të zhvillojnë në objektet e transportit punën e bashkërenditur antiterroriste gjatë koordinimit të përgjithshëm me Forcat e Shërbimit Federal”, u shpreh Medvediev. Ai u shpreh, se “kjo do të krijojë probleme me pasagjerët, por është metodë e vetme për parandalimin e krimeve të tillë”.