Sulmet terroriste në Elburs nuk do ti detyrojnë autoritetet të heqin dorë nga planet e zhvillimit të turizmit në Kaukazin e Veriut, shkruajnë gazetat. Fjalë bëhet, para së gjithash, për tragjedinë e 18 shkurtit në autostradën federale në Kabardino-Balkari, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri mikroautobusin me turistë nga Moska. Sulmi i dytë i terroristëve u bë hedhja në erë e bazamentit të shtyllës së teleferikut, por për fat të mirë, nuk pati viktima. “Kurrë më parë askush nuk ka ngritur armë ndaj pushuesve”, shprehen në faqet e gazetës “Komsomolskaja pravda”  banorët vendas. Drejtuesit e republikave verikaukaziane premtojnë, se do të bëjnë gjithçka që të mos lejohen krime të reja. Gazeta “Kommersant” përmend, se autoritetet e vendit dëshirojnë të krijojnë në Kaukazin e Veriut rrjetin më të madh në botë të pikave të skive malore.

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko u përgjigj rreptë ndaj kritikave të bëra kundër tij jashtë shtetit, shkruan gazeta”Kommersant” ai shpjegoi, se atë nuk e shqetëson mendimi i Perëndimit dhe Rusisë për zgjedhjet e fundit presidenciale dhe gjyqeve që po zhvillohen në vend për të burgosurit politikë. Kurse opozitës bjelloruse Presidenti i premtoi, se do ta “hajë kokës”, në qoftë se do të përpiqet të destabilizojë situatën. Ekspertët e gazetës e quajtën fjalimin e Llukashenkos, që po përjeton presion, si nga Perëndimi, po ashtu dhe nga Rusia, “britmë dëshpërimi”. Gjandjen e vështirë të ekonomisë bjelloruse e pranojnë bile dhe nëpunësit e lartë të vendit. Sipas mendimit të tyre, autoritetet e Bjellorusisë kanë nevojë për ndihmë urgjente, që të shpëtojnë vendin nga defollti dhe kriza e pashmangshme.

Shtëpia e Romanovëve nuk pretendon për restituim të pronës imperiale, njofton botimi “Rossiskaja gazeta”. Një deklaratë të tillë bëri Maria Romanova, Kryetare e shtëpisë së Imperatorit rus. Kjo dinasti ka drejtuar në vend deri në vitin 1917. Deklaratën e vet Romanova e bëri në Gjykatën e Lartë të Rusisë, ku erdhi të falënderonte për reabilitimin e Mbretit dhe familjes së tij. Gazeta përmend, se për një kohë të gjatë me reabilitimin e Mbretit pati shumë probleme. Puna qëndron në atë, se ngjarjet tragjike të vitit 1918, kur bolshevikët ekzekutuan familjen mbretërore, e vlerësuan thjesht si një akt penal. Por Gjykata e Lartë e pranoi fajin e shtetit. Një nga argumentet e kundërshtarëve të reabilitimit të Mbretit ishte rreziku i restituimit. Pikërisht këto druajtje i zhdavariti Kontesha e madhe. Ajo deklaroi gjithashtu, se shtëpia mbretërore dëshiron të jetë jashtë politikës. Vet ajo do të jetojë në Rusi, që të jetë garant e respektimit të traditave.