Ndërtimi i gazsjellësit “Nabucco” me gjatësi prej 3,9 mijë km nga Azia Qendrore dhe Zakaukazia në BE e rriti dy herë vleftën që përbën 14 miliardë euro / 22,7 miliardë dollarë amerikanë, njofton gazeta londineze “The guardian” me referim tek llogaritë e kompanisë British Petroleum (BP). Sipas fjalëve të specialistëve të saj, shtrenjtimi tani për tani është akoma në letër të këtij projekti shpjegohet me rritjen e çmimeve të lëndës së parë dhe materialet e ndërtimit. Zyrtarisht vlefta e këtij projekti u përcaktua prej 7,9 miliardë eurosh. “Planeve të shtrimit të gazsjellësit “Nabucco” u është dhënë një goditje e fortë, shkruan në lidhje me këtë “The guardian”. –Leverdia ekonomike e këtij projekti nuk është e qartë”.