Në Rusi u testua me sukses aparati modern për kontrollin e pastërtisë së orbitës tokësore. Ky është një kompleks i fuqishëm elektroniko-optik, i cili bën të mundur evidentimin e objekteve shumë të vegjël kozmikë dhe mbetjet e mbeturinave kozmike. Ky aparat u krijua në ndërmarrjen e ndërtimit të makinave në qytetin Zlatoust (Ural). Sipas fjalëve të projektuesve, aparati i ri do të jetë ndihmës i pazëvendësueshëm në punën e aparateve kozmikë, pasi është i aftë të identifikojë objekte të ndryshëm që është e vështirë të evidentohen nga teleskopët e zakonshëm.