Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme po shndërrohen në zonë destabiliteti. Trazirat antiqeveritare kanë përfshirë vendet arabe, nga Maroku deri në shtetet e Gjirit Persik. Shkaqet për të cilat qindra mijëra njerëz dalin në rrugë, janë të ndryshme. Në Tunizi dhe Egjipt si shkak për pakënaqësi shërbeu varfëria dhe korrupsioni. Në mbretërinë ishull Bahrein-ndarja e pushtetit dhe pjesës së madhe të popullsisë sipas principit fetar. Në Libi dhe Jemen shërbyen divergjencat ndërfisnore. Në Jordani-disbalanci etnik. Ithtarët e opozitës nëpërmjet forcave sociale vazhdojnë të nxisin me sukses njerëzit për luftë. Në epiqendër tani është Libia. Vendi është në prag të luftës civile për shkak të rezistencës së klaneve fisnore. Me një paralajmërim të tillë të hënën doli djali i liderit të revolucionit libian Sejf  al-Islam. Sipas deklaratës së tij, rregulli do të vendoset me çdo lloj çmimi. Në kushtet e krijuara një sërë vendesh, duke përfshirë edhe Rusinë, po ndërmarrin përpjekje për evakuimin e shtetasve të vet nga Libani. Në lidhje me situatën e krijuar në këtë vend arab Këshilli i ministrave të punëve të jashtme të BE-së doli me një deklaratë, duke dënuar represionin kundër popullsisë paqësore. Liria e të shprehurit dhe mitingjet paqësore janë të drejtat bazë të çdo personi, që duhet të gëzojë respekt dhe mbrojtje, thuhet në këtë dokument. SHBA-s dhe BE dalin për formime demokratike dhe dhënin e lirisë qytetarëve në shtetet e Afrikës Veriore dhe Lindjen e Mesme. Aleksandër Filonik, Drejtues i Qendrës së studimeve arabe të Instuitutit të Orientalistikës të Akademisë së Shkencave Ruse, mendon, se nuk merren parasysh mjaftueshëm realet e botës arabe: “Për sa u përket vendeve të Lindjes arabe shoqëria civile nuk ka patur zhvillim. Përjashtim, mund të jenë, vetëm një numri shumë i vogël organizatash joqeveritare dhe strukturash. Struktura shumë të vogla, të cilat përfshijnë një numur shumë të kufizuar individësh, të cilët merren me programet e përpunimit të zhvillimit të mendimit të opinionit publik”, u shpreh Aleksandër Filonik. Popullsia arabe ka natyrën, zakone, tradita, historinë e vet. Dhe çdo person pa paragjykime e kupton, se ata nuk janë dakort me vlerat liberale, që diktohen nga ana e Perëndimit. Dhe nuk përjashtohet fakti, se eksporti i tyre në këtë moment kritik vetëm e keqëson situatën.