Republika Afrikano-Jugore zyrtarisht u bashkua me grupin e BRIK-ut (Brazili, Rusia, India dhe Kina), njoftoi Ministri indian i financave Pranab Mukherjee. Aktualisht grupi do të emërohet BRIKS. Samiti i tij do të zhvillohet në prill të këtij viti në Kinë.