Rusia ka ndërmend të bisedojë në mënyrë të hollësishme e të detajuar me SHBA-s dhe Afganistanin në lidhje me njoftimet mbi planet e dislokimit afatgjatë të bazave amerikane në territorin afgan, thuhet në njoftimin e MPJ të Rusisë. Deri kohët e fundit Kabuli dhe Uashingtoni e kanë siguruar komunitetin ndërkombëtar se forcat e huaja të armatosura  do të largohen nga territori i Afganistanit deri në fund të vitit 2014, pas përmbushjes nga ato të misionit të vet për luftën kundër terrorizmit.