Çështja e sistemit europian të Mbrojtjes Antiraket (MAR) ka rëndësi të madhe për garantimin e sigurimit europian, deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Sipas fjalëve të tij, duhet bërë gjithçka, që të zgjidhet rruga më optimale e garantimit të sigurisë së Rusisë. Ai sqaroi, se fjalë bëhet për konfigurimin e MAR dhe shpërndarja e përgjegjësisë midis pjesëmarrësve të tij. Medvediev emëroi Përfaqësuesin e përhershëm të Federatës Ruse pranë NATO-s Dimitri Rogozin përfaqësues të vet për bashkëveprimin me aleancën në lidhje me çështjet e MAR.