Shkarko audiofailin


Për dekadën e parë të shekullit të XXI niveli i jetesës së qytetarëve rusë u rrit në mënyrë të ndjeshme: ata filluan të shpenzojnë më pak për ushqimin e tyre dhe më shumë për pushime e blerje automobilash. Për këtë dëshmojnë të dhënat e studimit të fundit të Shërbimit Federal të Statistikës Shtetërore. Pjesa e shpenzimeve për ushqimin është indikator i mirëqenies sociale: sa më e pasur të jetë popullsia, aq më pak shpenzon ajo për produktet ushqimore. Në ditët tona gjendja më e mirë përkatësisht këtij treguesi paraqitet në SHBA dhe Luksemburg: qytetarët e këtyre shteteve shpenzojnë për produktet ushqimore më pak se 5% të të ardhurave të veta. Europianët shpenzojnë për ushqimin 15% të të ardhurave, kurse rusët 2 herë më shumë. 10 vjet më parë produktet ushqimore dhe pijet alkoolike zinin në strukturën e shpenzimeve të banorëve të Federatës Ruse 43%, kurse aktualisht - 30,5%. Rusia përkatësisht këtij treguesi renditet midis vendeve të botës diku aty nga mesi i listës, tregoi për “Zërin e Rusisë” Drejtuesi i  Shërbimit Federal të Statistikës Shtetërore Aleksandër Surinov: “- Për këto vite struktura e konsumit është përmirësuar. Tek ne në vend është reduktuar përdorimi i bukës dhe patates, është rritur përdorimi i perimeve, frutave, mishit, qumështit, peshkut. Këto gjithashtu janë kritere të tërthorta të asaj, se gjatë kësaj kohe konsumi ka ndryshuar, vërtet, mesatarisht”, - tha Aleksandër Surinov. Në Rusi, po ashtu si dhe në gjithë botën, produktet e dobishme për shëndetin zakonisht kanë mundësi ti blejnë njerëzit e pasur. Sipas fjalëve të Aleksandër Surinov-it, qytetarë të tillë rusë në Shërbimin Federal të Statistikës Shtetërore cilësojnë ata persona, të ardhurat e përmuajshme të të cilëve i tejkalojnë të 35 mijë rublat (më tepër se 1.200 $), kurse të varfër - ata që marrin deri në 6 mijë rubla (200 $) në muaj. Kreu i Shërbimit Federal të Statistikës Shtetërore pranoi, se të ardhurat e qytetarëve rusë vazhdojnë të mbeten në disnivel të madh, të pabarabarta: 5%-shit të njerëzve më të pasur i bien rreth 20% të të gjitha të ardhurave. “- Diferencimi në Rusi është mjaft serioz. Sigurisht që nuk mund të flitet mbi atë se ajo është, të themi, në një nivel me vende të tilla si Nigeria, Republika e Afrikës së Jugut dhe Brazili. Në këtë plan ne ngjasojmë më tepër me amerikanët, por ndryshojmë shumë nga europianët. Në Europë nuk ekziston një diferencim i kësaj natyre midis popullsisë”, - konstaton Aleksandër Surinov. Gjatë kësaj në Rusi po vjen duke u rritur ndjeshëm pjesa e shpenzimeve të panevojshme, jo të domosdsohme, njofton Surikov. Vitet e fundit u evidentua  një hop, përparim i madh në blerjen e automobilave. Në vitin 2006 për këtë qëllim janë shpenzuar 4,34 % të shumës së të gjitha të ardhurave të qytetarëve rusë, kurse në vitin 2010 - tashmë 5,38%. Më shumë mjete financiare qytetarët rusë kanë shpenzuar për pushime, udhëtime turistike dhe aktivitete argëtuese.