Në Rusi u krijua sistemi i parë biometrik i identifikimit në moment të personit. Siç njoftuan krijuesit e tij nga kompania “Texnoserv”, ai mund të përdoret për garantimin e sigurisë në transport, ndër të tjera për identifikimin e terroristëve. Sistemi identifikon personin në regjim real të kohës, duke krahasuar të dhënat e kamerave të vëzhgimit me informacionin e të dhënave në bazat operative. Shpejtësia e kërkimit të personit në turmën e njerëzve përbën 0,62 sekonda, kurse saktësia e “identifikimit”-94 %.