Rusët duhet të jetojnë më gjatë, mendon Vladimir Putin, por nëpunësit nuk janë dakort me Kryeministrin, shprehen gazetat. E megjithatë, qeveria konfirmoi planin e etapës së dytë të Konceptit të politikës demografike. Demografët qeveritarë e vlerësojnë punën e vet si të “shkëlqyshme”, shkruan botimi “Moskovski komsomolec”. Në qoftë se në vitin 2006 uljet në popullsi përbënin gati 700 mijë veta, vitin e kaluar për herë të parë për 15 vjet popullsia ruse u shtua me 10 mijë veta. Kryesore është të stabilizohet numri i popullsisë në nivelin 143 milionë veta, theksoi Putin. Për këtë, së pari, duhet të rritet mesatarisht  jetëgjatësia nga 69 vjeç deri në 71 vjeç. Ja këtu, tregon shtypi, nëpunësit u shprehën në mënyrë skeptike dhe deklaruan, se zorr se arrihet kjo gjë. Gazetave u përlqeu një direktivë e tillë, dhe shkruajtën, se “Putin u dhuroi rusëve dy vite jetë”.

Seksi i fortë gjithnjë e më shpesh po bëhet viktimë e diskriminimit femëror, shkruan botimi “Novie izvestia”. Gazeta sqaron, se në Rusi doli ligji, i cili garanton mundësi të barabarta për meshkujt dhe femrat. Por kjo do të realizohet në të ardhmen. Tani për tani meshkujt rusë “i ofendojnë” me daljen në pension, duke i detyruar të punojnë edhe pesë vjet më shumë, megjithëse mesatarisht ata jetojnë 12 vjet më pak se femrat. Sipas të dhënave të Institutit të pavarur të studimeve polotiko-sociale, paga e specialistëve meshkuj me kualifikim të lartë i tejkalon ato të femrave me 6 %. Kurse arsimi nuk është më privilegj i meshkujve-midis studentëve rusë 58 % përbëhen nga vajzat.

Kozmonautët kanë parë gjurmët e Zotit, shpall gazeta “Komsomolskaja pravda”. I pari që e pranoi këtë është Heroi i Bashkimit Sovjetik dhe Heroi i Rusisë Sergei Krikalev, i cili deklaroi, se kur ndodhesh në orbitë, edhe në qoftë se nuk e shikon Zotin, shikon gjurmët e veprimtarisë së tij. Ndaj besimit kozmonautët aktualë sillen me seriozitet. Duke mbajtur fjalim përpara studentëve, ata treguan, se para çdo fluturimi ekuipazhi viziton manastirin më të famshëm rus Shën Sergei Lavra. Për këtë ekziston një traditë e lashtë. Siç sigurojnë priftërinjtë, në kohërat sovjetike, kohërat e ateitizmit të detyrueshëm, konstruktori i famshëm kozmik Sergei Koroliov i dhuroi Kishës Orthodhokse një shumë të madhe parash.