Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliev në intervistën e vet dhënë për kompaninë televizive ndërshtetërore “Mir” shprehu mendimin, se Bashkësia e Shteteve të Pavarura (BSHP) do të dalë në një nivel të ri cilësor. Sipas vlerësimeve të liderit azerbajxhanas, për 7-8 vjetët e fundit Bashkësia u bë një mekanizëm i rëndësishëm në zgjidhjen e çështjeve të luftës kundër terrorizmit, emigracionit, lidhjeve ekonomike dhe sigurimit të transportit. Sipas mendimit të tij, aktualisht shtetet e BSHP-së i rregullojnë marrëdhëniet në bazë të miqësisë, ekonomisë tregtare dhe çmimeve. “Azerbajxhani edhe më tej do të marrë pjesë në mënyrë aktive në të gjitha nismat e BSHP-së”, përfundoi Aliev.