Rusia planifikon të tërheqë investime të huaja afatgjata, ndër të tjera japoneze dhe koreane, për realizimin e projekteve të infrastrukturës, deklaroi në ishujt Kurile në Forumin Ekonomik të Krasnojarskut Ndihmëspresidenti i Federatës Ruse Arkadi Dvorkoviç. “Ne planifikojmë të tërheqim investime të huaja afatgjata, ndër të tjera nga fqinjët në Lindjen e Largët-Korea dhe Japonia. Kështu ne mund të realizojmë projektet e rinj infrastrukturorë, që kanë të bëjnë ndër të tjera me zhvillimin e hekurudhave”, u shpreh Ndihmëspresidenti. Sipas fjalëve të Dvorkoviçit, në periudhën e krizës realizimi i një pjese projektesh infrastrukturorë u pezulluan dhe mjetet financiare shpenzohen në radhë të parë jo për ato qëllime, që u planifikuan më parë.