Rusia e quan të domosdoshëm hetimin skrupuloz të fakteve të trafikimit të organeve njerëzore në Kosovë. Për këtë deklaroi më 16 shkurt, gjatë fjalës së marrë në mbledhjen e hapur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kushtuar gjendjes në Kosovë, Përfaqësuesi i përhershëm i Federatës Ruse pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara Vitali Çurkin. “Zhvillimi i këtij hetimi në mënyrë skrupuloze, të plotë, shteruese është obligim i komunitetit ndërkombëtar”, - tha ai. Diplomati rus mbështeti fjalën e mbajtur nga Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën ai i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit për të sanksionuar zhvillimin e hetimit mbi bazë të fakteve të parashtruara në raportin e Dick Marty-t. Vitali Çurkin u shpreh për “krijimin me vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mekanizmit special ndërkombëtar hetimor, i cili të përgjigjet përpara OKB-së”. Por disa anëtarë të tjerë të Këshillit të Sigurimit gjatë diskutimit të situatës në Kosovë nuk e mbështetën propozimin e Kreut të MPJ të Serbisë. Kështu, në veçanti, Zëvendësja e përfaqësuesit të përhershëm të SHBA pranë OKB-së Rozmari Dikarlo deklaroi në fjalën e vet, se “krijimi nga OKB-ja i komisionit për verifikimin e fakteve nuk është i pranueshëm dhe i domosdoshëm”. Në këtë mendim të sajin diplomaten amerikane e mbështetën përfaqësuesit e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë.