Rrugët e modernizimit të ekonomisë në periudhën e postkrizës janë tema kryesore e forumit ndërkombëtar që u hap në qytetin Krasnojarsk (Siberi). Në këtë “klub diskutimesh” nga më të mëdhenjtë në Rusi marrin pjesë gati 2000 ekspertë vendas dhe të huaj, drejtues të kompanive kryesore botërore dhe shkencëtarë ekonomistë. Ata do të punojnë në disa seksione, ndër të tjera në ato të nominuara “Asimi” dhe “Inovacionet”. Një ndër pikat kryesore të forumit do të bëhet mbledhja me pjesëmarrjen e Këshillit Konsultativ për investimet e huaja.