Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin i propozoi qeverisë në vigjilje të zgjedhjeve të nxjerrë konkluzionet e punës së bërë dhe të analizojë gabimet e veta. Ai kujtoi, se në fund të këtij viti do të zhvillohen zgjedhjet për në Dumën Shtetërore, kurse në mars të vitit të ardhshëm ato presidenciale. Sipas fjalëve të Putinit, kjo është një punë normale për çdo qeveri, që të analizojë punën e vet, të përcaktojë arritjet, të evidentojë gabimet e bëra dhe si dhe të përcaktojë se ç’duhet bërë akoma.