Deri në vitin 2020 jo më pak se gjysma e banorëve të Rusisë duhet të merren me biznes, ky është qëllim strategjik i zhvillimit të vendit, përmendi Presidenti Dimitri Medvediev. Ai përsëri u drejtua problemeve të papunësinësisë, duke vizituar qytetin Krasnoznamensk, qendër e arsimit profesional, shkruajnë gazetat. Botimi “Komsomolskaja pravda” njofton, se gjatë vizitës së Kryetarit të shtetit, tre të rinj të papunë mbrojtën planet e biznesit për hapjen e aktiviteteve të vet. Në rast se sipërmarrësi i ardhshëm do të ketë sukses, ai do të përfitojë nga shteti një ndihmë financiare prej 60 mijë rublash. Por në qoftë, se duke hapur biznesin e vet, ai do të marrë në punë edhe një person tjetër, ndihma financiare do të dyfishohet. Komisioni konfirmoi të tre projektet. Medvediev u uroi suksese entuziastëve. Botimi “Rossiskaja gazeta” shkruan, se vitin e kaluar biznes privat hapën 199 mijë persona të papunë. Masat antikrizë dhanë frytet e veta, por Medvediev shpalli, se situata në tregun e punës gjithsesi është e vështirë, janë të domosdoshme përpjekjet e pushtetit, që personat, të cilët humbën punën, të mund të punësohen sërisht.

Rusët kanë filluar më shpesh të padisin në gjyq, duke sfiduar veprimet e padrejta të nëpunësve, dhe i fitojnë këto procese, veçoi këtë tendencë gazeta “RBK Daily”. Me këtë është dakort edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë Vjaçesllav Lebedev. Për një vit numri i çështjeve të tilla penale u rrit më shumë se një herë e gjysëm, ndërkaq në 2/3 e rasteve gjyqtarët mbështesin qytetarët, njoftoi ai. Por tani për tani kjo është vetëm një pikë në detin e korrupsionit, shprehen ekspertët e gazetës. Rritja e ankesave ndaj nëpunësve ka të bëjë me keqësimin e kushteve të punës, mendon avokati Aleksei Binecki. Nga ana tjetër, njerëzit i gjallëron fushata presidenciale për luftën kundër korrupsionit. Çështje të zëshme në lidhje me nëpunësit e niveleve të ndryshëm janë zgjidhur, dhe qytetarët e kanë ndier, se tashmë të drejtat e tyre mund të mbrohen, ndër të tjera edhe me anë të proceseve gjyqësore, është i sigurt ai.

Çdo rubël, e financuar për bashkëpunim kulturor, jep efekt serioz ekonomik, mendon Mihaill Shvidk. Dashuria ndaj kulturës së huaj, sigurisht, është kalimtare, por ajo ngjall besim, kurse besimi në politikën dhe ekonominë bashkëkohore është i paçmueshëm. Në një notë të tillë përfundon shënimet e veta për botimin “Rossiskaja gazeta” ish ministri i kulturës i vendit. Ai tregon për fillimin e Vitit të “shkëmbimit të ndërsjelltë kulturor”  dhe gjuhës ruse në Itali, si dhe kulturës dhe gjuhës italiane në Rusi. Së shpejti do të fillojë edhe një program tjetër i tillë ruso-spanjoll. Pavarësisht nga konfliktet politike të kohëve të fundit, këtë vit Rusia do të jetë mysafire kryesore në panairin e librit në Londër. Në vitin 2011 shumica e vendeve të hapësirës postsovjetike do të kremtojnë 20 vjetorin e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP), dhe të gjitha ato pa përjashtim 20 vjetorin e shtetit modern. Edhe bashkëpunimi humanitar do të jetë patjetër stoli e festimeve jubilare, deklaroi Shvidk.