Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev mbërriti në Itali, ku do të zhvillojë takime me Presidentin e këtij vendi Giorgio Napolitano dhe Kryeministrin Silvio Berluskoni. Tema të  bisedave do të jenë bashkëveprimi ekonomiko-tregtar dhe problematika ndëkombëtare, ndër të tjara situata në Lindjen e Mesme, në Iran dhe Afganistan. Do të diskutohen edhe çështjet e bashkëpunimit në sferat e kulturës dhe atij humanitar. Të enjten në mbrëmje Medvediev dhe Berluskoni do të hapin Vitin e Rusisë në Itali dhe të Italisë në Rusi, në kuadrin e të cilit do të zhvollohen rreth 500 aktivitete të përbashkëta. Më 17 shkurt Medvediev do të vizitojë Vatikanin dhe do të takohet me Papën Benedikti i XVI-të të Romës.