Rusja Vera Zvanariova doli në turin e tretë të turneut ndërkombëtar të tenisit në Dubai, duke korrur fitore ndaj italianes Roberta Vinchi. Ndeshja përfundoi me rezultate 6:3, 6:1. Aktualisht sportistja ruse do të ndeshet me fituesen e ndeshjes midis ruses Alisa Kleibanova dhe australianes Jarmila Grot.