Njëri prej prijësve të Revolucionit të Tetorit të vitit 1917 dhe organizatorëve të Ushtrisë së Kuqe Lev (Leon) Bronshtein, i njohur më tepër me pseudonimin - Trotsky (Trocki). Thonë se këtë mbiemër ai ia huazoi një gardiani burgu, ku u ngujua për ushtrim veprimtarie revolucionare. Social-demokrati i ri ra në burg në moshë fare të re. Trotsky kujtonte më pas se pako nuk i sillte askush në burg. Ai s’kishte as çaj, as sheqer. Çorbën e burgut të arrestuarve ia jepnin vetëm një herë në ditë, në drekë. Racioni i bukës me thekër dhe kripa i shërbenin revolucionarit të ri si mëngjes dhe darkë. Ai kafshonte një copë nga buka e burgut dhe pastaj bënte ecejake diagonal qelisë duke thurur poezi.

Pas përmbysjes së autokracisë në Rusi Trotsky u kthye nga mërgimi dhe u zhyt me kokë në vorbullën e ngjarjeve politike të vendit. Pikërisht atëhere ai dhe u afrua me bolshevikët. “Rruga për në bufenë (bar-bufe) e Komitetit Ekzekutiv ishte në ato ditë një Golgothe (Calvary) e vogël , - kujtonte Trotsky. - Atje të jepnin çaj, bukë të zezë me dhjathë ose me haviar të kuq: ky produkt ishte me shumicë në Smolni dhe më pas në Kremlin. Për drekë atje jepej (supë me lakër arme) dhe një copë mish”.

Pas rrëzimit prej bolshevikëve të Qeverisë së Përkohshme Trotsky u emërua Komisar i parë i Popullit për punët e jashtme të Rusisë Sovjetike. Pikërisht kur zinte këtë post ai morri pjesë në negociatat e paqes në Brest-Litovsk me përfaqësuesit e Gjermanisë. Delegacionin e parë rus gjermanët përpiqeshin ta sejdisnin e ta respektonin si asnjë tjetër. Princi i Bavarisë Leopold i priti anëtarët e delegacionit rus si “mysafirët” e vet. Të gjitha delegacionet e hanin drekën dhe darkën bashkarisht. Kurse Trotsky, i cili kryesonte delegacionin sovjetiv, vendosi ti ndërpresë me vrazhdësi marrëdhëniet e shpenguara, familjare e besëplota që u krijuan atje. Ai kërkoi caktimin e tryezave të veçanta për drekë dhe darkë, duke u referuar tek nevoja e anëtarëve të delegacionit sovjetik për të komunikuar me njëri-tjetrin gjatë kohës së pushimeve midis negociatave. Dhe ky pretendim i tij u pranua heshturazi prej gjermanëve.

Në mars të vitit 1918 qeveria sovjetike u zhvendos në Moskë. Ushqimi i atëhershëm në Kremlin ishte i keq: në vend të mishit jepnin pastërma, mielli dhe drithërat ishin të mbushura me rërë. Por ndërkohë me bollëk të madh ishte haviari kuq i peshkut keta (familjes së salmonit) - për shkak të ndërprerjes së eksportit. Për drekë udhëheqësve të Republikës Sovjetike u jepnin shi (supë me lakër arme) dhe hikërror (qull me hikërr me lëvozhgë), por të servirura ama në pjatat e oborreve perandorake me emblema me shqiponja mbretërore.

Në luftën e ashpër, që plasi pas vdekjes së Leninit, brenda radhëve të partisë Stalini triumfoi mbi Trotsky-n. Fillimisht ai u internua në Kazakistan, kurse më pas u dëbua fare nga vendi. Vendstrehim i fundit i adeptusit të revolucionit botëror u bë Meksika. “Ne kishim një tryezë të madhe, - kujtonte nipi i Trotskyt. - Të gjithë, duke përfshirë edhe rojet e ndihmësit e Trotskyt, uleshim rreth kësaj tryeze. Ushqimin zakonisht e gatuante gjyshja, të cilën e ndihmonin dy gra meksikane... Dreka jonë ishte shumë modeste, pa kurrfarë gjellësh të sofistikuara e delikatesash. Pasi hante Leon Trotsky (Lev Trocki) pushonte ose flinte pak. Kurse më pas vazhdonte të punonte në kabinetin e vet deri në darkë”.

Pikërisht atje, në vilën Koyyakana, në gusht të vitit 1940 goditja që iu dha pas shpine me akullçarëse (sëpatë) i mori jetën njërit prej udhëheqësve më kontradiktorë të Revolucionit të Tetorit.