Vizita e Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev në Itali do të hapë një faqe të re në marrëdhëniet dypalëshe, deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i MPJ të Federatës Ruse Aleksandër Llukasheviç. Gjatë urës telekomunikative “Moskë-Romë”, kushtuar vizitës zyrtare të Medvedievit, e cila do të zhvillohet më 16-17 shkurt, diplomati e quajti nivelin e lidhjeve ruso-italiane “partneritet të privilegjuar”. Përfaqësuesi zyrtar i MPJ të Italisë Maurizio Massari, nga ana e vet deklaroi, se “bashkëveprimi ruso-italian në sferat ekonomike dhe politike plotësohet me bashkëpunimin në fushën e demokracisë”.