Shkarko audiofailin


Tronditjet e trazirat në vendet e Afrikës Veriore goditën rikoshet mbi Bashkimin Europian. “Europa unike” u përball me rritjen e fluksit të migracionit klandestin. Të parat që e ndjenë atë ishin shtetet mesdhetare, në veçanti Italia. Për këto ditët e fundit rreth 5000 tunizianë nëpërmjet detit mbërritën në ishullin italian Lampedusa. Ai ndodhet midis Siçilisë dhe Tunizisë. Prej andej refugjatët kanë ndërmend të zhvendosen në kontinent. Nuk përjashtohet aspak edhe mundësia e asaj, që BE të përballet pas kësaj edhe me migracionin klandestin nga Egjipti. Meqenëse ky vend gjithashtu po përjeton trazira politike dhe vështirësi të theksuara ekonomike. Egjipti deri tani ka qenë një ndër liderët e “furnizimit” të refugjatëve në Lindjen e Mesme dhe në vendet e Afrikës Veriore. Por nevojat e këtyre rajoneve janë të kufizuara. Dhe, me sa duket nga të gjitha, egjiptianëve do tu duhet të eksplorojnë gjithashtu tregjet europiane të punës. Por në Europë nuk janë të gatshëm për një zhvillim të tillë të ngjarjeve. Tregues i qartë i kësaj është pozita e autoriteteve italiane. Këshilli i ministrave të Italisë tashmë e shpalli ishullin Lampedusa “zonë katastrofe humanitare”. Roma kërkoi nga partnerët e vet vendosjen e misionit special për patrullimin e ngushticës Siçiliane. Nga ana e vet Ministri i punëve të brendshme të Italisë Roberto Maroni doli me iniciativën e vendosjes në territorin e Tunizisë të forcave policore italiane për aktivizimin e luftës kundër fluksit të refugjatëve klandestinë. Me italianët solidarizohen në shumë gjëra edhe anëtarët e tjerë të BE. Të mërkurën Këshilli i ambasadorëve pranë BE ka ndërmend të diskutojë planin për rregullimin e fluksit të emigrantëve. Ja se ç’tha në lidhje me këtë Vlladisllav Bjellov, eksperti rus i Institutit të Europës: “- Problemi është shumë i komplikuar. Sepse kjo çështje është e lidhur jo vetëm me shpenzimet financiare, por dhe me të drejtat e emigrantëve klandestinë. Si të veprohet: të vendosen ata në ndofarë kampesh për refugjatët apo të kthehen mbrapsht në vendet e veta, çfarë do të ndodhë me ata qytetarë që do ti nënshtrohen deportimit e kështu me radhë... Gjatë kësaj diskutimi do të zhvillohet në sfondin e problemeve të tjera, të cilat janë të lidhura me rregullimin e flukseve të migracionit në territorin e BE në tërësi”, - tha Vlladisllav Bjellov. Në momentet aktuale qëndrimi ndaj emigrantëve në Europë po pëson ndryshime të qenësishme. Dhe problemi nuk qëndron vetëm tek kriza ekonomike, e cila ndikoi negativisht në Bashkimin Europian, por edhe në numrin e madh të të papunëve, ndihmat sociale për të cilët janë barrë serioze për buxhetet kombëtare. Vendet kryesore europiane po rishikojnë politikën e tyre në këtë sferë. Udhëheqësit e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë e quajtën atë dështake dhe të gabuar. Për forcë të asaj se integrimi i emigrantëve në mjedisin social, kulturor dhe politik të shteteve europiane nuk u realizua. Këta emigrantë kanë qenë dhe mbeten dukuri krejtësisht e huaj për Europën.