Shkarko audiofailin


Pozitat e Moskës dhe Tokios në lidhje me problemin e Kurileve mbeten të pandryshuara. Për këtë, mbi bazë të rezultateve të negociatave të zhvilluara në Moskë, deklaruan krerët e dikastereve të politikës së jashtme të Rusisë dhe Japonisë. Që në fillim të takimit Sergei Lavrov shprehu pakënaqësinë e vet në lidhje me deklaratat e këtyre ditëve të fundit të politikanëve të Tokios përkatësisht problemit territorial. Nga Drejtuesi i MPJ të Japonisë Moska priste, në radhë të parë, shpjegime për deklaratat dhe shprehjet e politikanëve japonezë dhe marrëzinë, gjestin e shëmtuar të nacionalistëve më 7 janar. Atëhere, në të ashtuquajturën “Ditën e territore veriore”, Kryeministri Naoto Kan e quajti udhëtimin e Dimitri Medvedievit në ishujt Kurile Jugore “arrogancë të palejueshme”, kurse aktivistët e lëvizjeve ultra të dhjathta përdhosën, përlyen flamurin rus duke e grisur atë mu përpara portave të Ambasadës së Federatës Ruse. Po në atë Ambasadë persona të panjohur dërguan me postë një zarf brenda të cilit ndodhej një plumb dhe një shënim me fjalët “Territoret veriore janë tokë japoneze”. Sot Sergei Lavrov i quajti marrëzi të tilla të politikanëve japonezë të papranueshme. Rusia ka ndërmend të vazhdojë të mbrojë edhe më tej me këmbëngulje pozitën e vet në lidhje me problemin territorial, konfirmoi Ministri Lavrov, dhe shtoi se nuk do të jetë aspak e lehtë të gjendet kompromisi. Nga ana e vet Kreu i MPJ të Japonisë Sejxhi Maehara (Seiji Maehara) i quajti sërisht Kurilet territore stërgjyshore japoneze. Megjithëse dhe pranoi, se takimi në Moskë bëri të mundur uljen disi të zjarrit të diskutimeve e debateve dhe lejoi zhvendosjen e thekseve në bashkëpunimin ekonomik. Moska shprehet e gatshme për vazhdimin e dialogut për përgatitjen e Traktatit të Paqes. Por për këtë ekzistojnë disa kushte: Tokio duhet të heqë dorë nga deklarat e ashpra publike, shprehet me bindje të plotë Sergei Lavrov: “- Ne, si dhe më parë, dëshirojmë zhvillimin e punës në lidhje me Traktatin e Paqes, por pa kurrfarë kushtesh paraprake, pa lidhje të njëanshme historike. Dhe, në përgjithësi, ne mendojmë se problemet e komplikuara të historisë së përbashkët duhen diskutuar me ingranimin e shkencëtarëve në këtë çështje. Ne do të ishim të interesuar që të krijonim së bashku me Japoninë komisionin e historianëve. Ashtu siç e kanë bërë këtë gjë disa nga fqinjët tanë”, - tha Kreu i MPJ të Rusisë Sergei Lavrov. Në fakt, një propozim i tillë i Rusisë nuk u prit me entuziazëm nga Sejxhi Maehara (Seiji Maehara). Në mungesë të progresit në çështjen territoriale Moska dhe Tokio janë të gatshme ti drejtojnë përpjekjet e veta për realizimin e projekteve ekonomike. Fjalë bëhet për bashkëpunimin në sferën e inovacioneve dhe modernizimin, veprimtarinë e përbashkët në sferën e energjisë atomike, në luftën kundër peshkimit pa leje dhe trafikimit të drogës. Në këto fusha kontradita pothuajse nuk ka fare. Biznesmenët japonezë e quajnë Rusinë një vend jashtëzakonisht atraktiv për investime. Autoritetet ruse janë të gatshme të krijojnë të gjitha kushtet e nevojshme për punën e tyre komforte në vend. Sigurisht, në qoftë se prirjet radikale në Japoni nuk do të pengojnë dialogun dypalësh normal.