Presidenti i Rusisë pa paralajmëruar vizitoi në aeroportin Vnukovo, për të kontrolluar, se si garantohet atje siguria. Më 10 shkurt Kryetari i shtetit papritur zhvilloi një inspektim në metronë e Moskës, pastaj vizitoi në Stacionin e Trenit Kievsk dhe mbeti i pakënaqur nga ajo, se si i përmbusheshin detyrat e dhëna nga ai për forcimin e kontrollit të sigurisë së transportit. Ai kritikoi rreptë milicinë dhe punonjësit e linjave hekurudhore ruse, si dhe kërkoi që të eliminohen urgjent defektet në punë.