Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medveidev iu drejtua me një mesazh urimi bashkëpunëtorëve dhe veteranëve të MPJ të Federatës Ruse me rastin e Ditës së Shërbimit Diplomatik. “Shërbimi diplomatik është mision. Zgjedhja e një profesioni të tillë do të thoshte gjithmonë shprehje gatishmërie për një punë të tensionuar për të mirë e Atdheut, synim për vetëpërsosje të vazhdueshme, mendje analitike dhe horizont të gjerë, të gjithanshëm dijesh”, - vuri në dukje Presidenti. Kryeministri Vladimir Putin gjithashtu i uroi bashkëpunëtorët dhe veteranët e MPJ. Ai shprehu besimin e vet në atë, se autoriteti i diplomatëve rusë do të vazhdojë të rritet edhe më tej.