Shkarko audiofailin


Sipas rezultateve të anketimeve të zhvilluara sociologjike, deri në 3/4 e banorëve të Gjeorgjisë dëshirojnë rivendosjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Rusinë dhe dialogut paqësor në Kaukaz. Por autoritetet gjeorgjiane nuk duan ta vënë re me këmbëngulje këtë gjë, deklaroi sot në Moskë politologu i njohur gjeorgjian Arçill Çhoidze në mbledhjen e zhvilluar rreth tryezës së rrumbullakët me temë “Agresioni i ri i Saakashvilit dhe Rusia në betejën për një Kaukaz të ri”. Ekspertët nga Osetia e Jugut, Rusia dhe Gjeorgjia diskutuan perspektivat e njohjes së shteteve të pavarura kaukaziane si dhe politikën e Rusisë në Transkaukazi, në tërësi. Si shkas për zhvillimin e tryezës së rrumbullakët shërbeu thirrja e Presidentit të Gjeorgjisë Mihaill Saakashvili drejtuar popullit gjeorgjian “për ta pritur vitin e ri të radhës në Suhumi”, e cila tingëlloi më 25 janar të vitit 2011 në transmetimin direkt të TV të Gjeorgjisë. Ekspertët e pavarur gjeorgjianë konfirmojnë, se shoqëria gjeorgjiane është shumë më tepër e interesuar për vendosjen e marrëdhënieve konstruktive me Moskën, se sa për rivendosjen e tërësisë territoriale të vendit. Bile më tepër se kaq, kultivimi i prirjeve dhe ndjenjave nacionaliste mund të provokojë tentativat e daljes nga përbërja e Gjeorgjisë të popujve të tjerë që jetojnë në territorin e saj. Të gjitha këto probleme jashtëzakonisht të komplikuara duhen diskutuar hapur dhe sa më gjerësisht që të jetë e mundur, shprehet me bindje të plotë politologu gjeorgjian Arçill Çhoidze. “- Në qoftë se diplomacia popullore do të ingranohej në zgjidhjen e situatës në rajon, ne do të mund ti shmangeshim atëhere ndërhyrjes nga ana e forcave të huaja dhe përleshjeve vëllavrasëse. Aktualisht shumica e politikanëve në Gjeorgji fajësojnë rusët dhe osetinianët për ndezjen e konflikteve. Ndërsa osetinianët akuzojnë për këtë Gjeorgjinë. Bashkëmendimtarët e mi janë kategorikisht kundër gjykimeve të tilla”, - tha eksperti gjeorgjian Arçill Çhoidze. Ekspertët dhe politologët e rinj rusë, gjeorgjianë, abkhazianë dhe osetinianë krijuan platformën për zhvillimin e dialogut aq të domosdoshëm në ditët tona: portalin informativo-analitik “Kaukazi i ri”. Vetë emri i tij pasqyron realiteti e ri në Kaukaz, të lidhur me krijimin e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut si shtete të pavarura sovrane. Autorët e projektit në fjalë i bëjnë thirrje për pjesëmarrje në punën e këtij Internet-burimi gjithë personave të interesuar, njerëzve të matur, mendjekthjellët: përfaqësuesve të lëvizjeve politike, organizatave të rinisë, komuniteteve të blogerave dhe atyre eksperte. Të gjithë atyre që dëshirojnë vendosjen e një paqeje të qëndrueshme në Kaukaz.