Në këto vitet e afërta Rusia do të fitojë nga shitja e armatimeve të veta jashtë shtetit deri në 30 miliardë dollarë amerikanë, njoftoi Zv/Drejtori i parë i Shërbimit Federal për bashkëpunimin tekniko-ushtarak të Rusisë Aleksandër Fomin, i cili kryeson edhe delegacionin rus në Ekspozitën Ndërkombëtare Aviakozmike “Aero India 2011”. Sipas fjalëve të zyrtarit të lartë, eksporti i vjetshëm i armatimeve përbëri më tepër se 10 miliardë $. Aleksandër Fomin njoftoi gjithashtu, se planet për furnizimin e armatimeve ruse jashtë shtetit në vitin 2011 do të përbëjnë 1/3 e portofolit të përgjithshëm të porosive.