Marrëveshja për bashkëpunim të Rusisë me Bjellorusinë për ndërtimin e elektrostacioneve atomikë në Bjellorusi do të nënshkruhet deri në fund të tremujorit të parë, njoftoi Kreui korporatës shtetërore “Rosatom” Sergei Kirienko. Sipas fjalëve të tij, punët ndërtuese mund të fillojnë në shtator. Bjellorusia synon të ngrejë me ndihmë të Rusisë dy blloqe elektrostacionesh atomikë. Për herë të parë stacioni do të vihet në shfrytëzim në vitin 2017.