Në bordin e supercisternës greke të rrëmbyer sot nga piratët ndodhet një ekuipazh prej 7 qytetarësh grekë, 17 shtatas finlandezë dhe një gjeorgjian. Siç njoftoi pronari i saj, anija “Iren” me ngarkesa rreth 2 milionë fuçi naftë shkonte nga Kuvajti për në SHBA-s, kur u rrëmbye nga piratët pranë brigjeve të Omanit. Aktualisht nuk ka kurrfarë lidhjeje me cisternën. Në këtë rajon të Oqeanit Indian veprojnë piratët somalezë, të cilët sulmojnë anijet tregtare dhe i rrëmbejnë ato me qëllim të marrjes së shpërblimit. Aktualisht në duart e tyre ndodhen 35 anije me 650 pengje.