Vladimir Putin do të diskutojë në Shën Peterburg përfundimet e veprimtarisë së Kompleksit Energjetik të Lëndës së Djegshme për vitin 2010. Gjatë mbledhjes planifikohet të diskutohen perspektivat e zhvillimit të kompleksit të naftës dhe gazit, industrisë së qymyrgurit dhe energjisë elektrike. Përveç kësaj, Putin do të zhvillojë videokonferencën, gjatë së cilës atij do ti paraqesin raportin për gatishmërinë e objekteve për Universiadën e vitit 2013 në Kazan. Pritet, që në të të marrin pjesë 12 mijë sportistë nga 170 vende të ndryshme. Garat do ti ndriçojnë më shumë se 1,5 mijë gazetarë. Kazan po përgatitet të presë 100 mijë turistë dhe tifozë.