Në Republikën e Shqipërisë në vitin 2010 u regjistrua rritja e GDP deri në 4,9%, e cila planifikohet të ruhet dhe “bile të rritet” gjatë këtij viti. Për këtë njoftoi Kreu i Bankës Qendrore të vendit Adrian Fullani. “Pavarësisht nga të gjitha problemet, me të cilat na u desh të përballohemi, në vend është fiksuar rezultati që tejkalon në mënyrë të theksuar treguesit përkatës të viteve të shkuara”, - shtoi ai. Ministri i financave i Shqipërisë Ridvan Bode theksoi se pret një rritje të GDP për këtë vit deri në nivelin 5,5%. “Për këtë ne i kemi të gjitha mundësitë”, - deklaroi ai. Sipas fjalëve të Bodes, inflacioni për vitin e kaluar nuk i kaloi 3,6%, kurse shuma e përgjithshme e depozitave bankare të qytetarëve u rrit me 17,4%. Ndërsa shifra disi të tjera përmendin analistët e FMN. Kështu, sipas vlerësimeve të tyre, rritja e GDP në Republikën e Shqipërisë pritet në nivelin 3,2%, kurse inflacioni do të ruhet në kufijtë 2,9%.