Sipas çështjes penale të ngritur në lidhje me aktin terrorist në aeroportin “Domodedovo” janë arrestuar dy bashkëfajtorë të dyshuar të terroristit kamikaze, njoftoi Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore për sigurinë Vladimir Vasiljev. “Unë dua që gazetarët të mos i ngatërrojnë gjërat, që të ketë qartësi të plotë në çdo gjë. Sipas çështjes penale të ngritur në lidhje me aktin terrorist që u krye në “Domodedovo” janë arrestuar dy bashkëfajtorë. Një terrorist kamikaze gjeti vdekjen”, - tha Vladimir Vasiljev. Deputeti shtoi se grupi terrorist që organizoi aktin terrorist ishte monoetnik - nga rajoni i Kaukazit. Sipas fjalëve të tij, kurrfarë gjurme ndërkombëtare në të nuk është zbuluar tani për tani.