Në këtë sezon në garat automobilistike “Formula-1” do të marrë pjesë edhe ekipi rus “Marusia Virgin Racing”. Në vigjilje në Londër ai prezantoi bolidin e vet të ri. Konstruktorët e tij shpresojnë se ai do të jetë më i sigurt dhe më i shpejtë se paraardhësi i vet. Kompania ruse “Marussia Motors”, e cila merret me prodhimin e makinave sportive, bleu një paketë të madhe aksionesh të “Virgin Racing” në nëtor të vitit të kaluar. Provat e para të bolidit të ri do të zhvillohen tashmë të mërkurën. Për herë të parë ekipi i pilotëve nën flamurin trengjyrësh rus ka marrë pjesë në garat automobilistike “Formula-1” në vitin 2006.