Komuniteti shkencor në Rusi kremton sot Ditën e Shkencës Ruse, e cila u themelua me dekret presidencial në vitin 1999. Në këtë ditë, më 8 shkurt (28 janar sipas kalendarit të vjetër) të vitit 1724 Perandori Pjetri I themeloi Akademinë e Shkencave të Peterburgut. Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev dekoroi sot 7 shkencëtarëve të rinj me çmimin e Presidentit të Federatës Ruse, të cilët kanë dhënë kontributin më të qenësishëm në zhvillimin e shkencës së vendit dhe në veprimtarinë inovative këto kohët e fundit.