Polonia, Gjermania dhe Franca dolën për domosdoshmërinë e forcimit të politikës europiane të sigurisë dhe bashkëpunimit me Federatën Ruse. Për këtë deklaruan liderët e këtyre vendeve në konferencën për shtyp mbajtur sipas rezultateve të negociatave të zhvilluara në Varshavë në kuadrin e “Trekëndëshit të Wejmar-it”. Në veçanti, Kancelarja e RFGJ Angela Dorothea Merkel dhe Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy vunë në dukje rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të mira si midis Polonisë dhe Rusisë, ashtu dhe Rusisë me gjithë Bashkimin Europian.