Themeluesi i web site “WikiLeaks” Julian Assange doli përpara gjyqit britanik, i cili po merret tani me shqyrtimin e çështjes që ka të bëjë me mundësinë e ekstradimit të tij në Suedi. Atje australianin e akuzojnë për krime të karakterit seksual. Argument kryesor i avokatëve të Assange është teza mbi atë, se autoritetet suedeze mund t’ia dorëzojnë më pas Julian Assange SHBA, ku praktikohet dënimi me vdekje. Mbrojtja mendon, se në të vërtetë përndjekja e demaskuesit zhurmëmadh ka karakter politik dhe se është e lidhur me veprimtarinë e site të kryesuar prej tij.