Medvediev kërkoi tu pritet rruga në mënyrë të prerë mitingjeve ekstremiste, tentativave për ndezjen e urrejtjes ndëretnike dhe ndërfetare, deklaroi ai gjatë mbledhjes në Moskë, kushtuar ligjit të ri të miratuar “Për policinë”. Sulmi terrorist në aeroportin “Domodedovo”, sipas fjalëve të tij, dëshmoi, se problemet e garantimit të sigurisë së njerëzve në një sërë objektesh zgjidhen në mënyrë jo profesionale dhe absolutisht të papranueshme. “Ligji i ri zgjeron dukshëm plotfuqishmërinë e strukturave policore për garantimin e sigurisë në vendet e grumbullimeve masive të qytetarëve”, vuri në dukje Medvediev.