Rusia del për zgjidhje diplomatiko-politike të problemit bërthamor iranian, deklaroi Kreu i MPJ Sergei Lavrov. Ne nuk shikojmë alternativa për këtë çështje, deklaroi Ministri në intervistën e vet dhënë për agjencinë informative të Kuvajtit KUNA. Teksti i saj është publikuar në siten e MPJ të Rusisë. Sipas fjalëve të Lavrovit, në territorin e Iranit po veprojnë garancitë e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA), dhe agjencia kontrollon përdorimin  e materialit bërthamor atje. Ndërkohë Lavrov theksoi, se Irani duhet të përmbushë të gjitha kërkesat e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të Këshillit të Drejtuesve të ANEA-s.