Sot në Moskë u zhvillua konferenca e përbashkët për shtyp e Kreut të MPJ të Rusisë dhe homologut të tij hungarez János Martonyi. Ata diskutuan bashkëveprimin në kuadrin e Bashkimit Europian, me marrjen parasysh të presidencës hungareze në BE që nga 6-mujori i parë i vitit 2011 si dhe bashkëpunimin tregtaro-ekonomik midis dy vendeve. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi, në veçanti, se Rusia shpreson shumë për zgjidhjen e shpejtë të të gjitha problemeve të lidhura me kalimin tek regjimi pa viza. Nga ana e vet Ministri i Jashtëm hungarez János Martonyi e mbështeti plotësisht domosdoshmërinë e liberalizimit të regjimit të vizave midis Rusisë dhe Bashkimit Europian.