Shkarko audiofailin


Kryeqyteti i Olimpiadës Dimërore të vitit 2014 - Soçi - është i gatshëm për zhvillimin e kampionateve sportive të nivelit botëror. Gjatë një periudhe prej 3,5 javësh në pistat e kompleksit të skive malore “Roza Hutor”, një nga objektet olimpike ky, u zhvilluan zyrtarisht 3 starte në pistën e rrëshqitjes së shpejtë tatëpjetë dhe atë supergjigande. Fillimisht pistat e rrëshqitjes nga 8-13 shkurt do ti provojnë sportistët rusë në kuadrin e etapës së Kupës së Rusisë, më pas nga 15-18 shkurt cilësinë e këtyre pistave dhe vetë dëborës që i mbulon ato do ti verifikojnë europianët në etapën e Kupës së Europës për meshkuj. Ndërsa do ta përfundojë këtë aktivitet, spektakël sportiv fantastik paraolipik etapa e Kupës së Europës për femra, e cila do të zhvillohet nga 22-26 shkurt. Kompleksi i skive malore “Roza Hutor” ka ngrirë në tensionin e pritjes së garave të para. Ndryshe nga e keqja kryesore e pikave turistike europiane të skive malore tani, ky kompleks nuk mund të qahet për mungesë dëbore, sepse në “Roza Hutor” kanë rënë reshje mëse të mjaftueshme. Hotelet, restorantet, transporti, sistemi i sigurisë punojnë me përpikëri, “si sahat”, - konfirmon me bindje të plotë Sergei Baçin, Drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Roza Hutor”: “- Kompleksi i skive malore “Roza Hutor” është objekti i parë olimpik në të cilin po zhvillohen garat testuese në kuadrin e përgatitjes për Olimpiadën Dimërore të vitit 2014. Ne jemi plotësisht të gatshëm për provë dhe mëse të bindur në arritjen e suksesit. Tashmë që në këtë sezon në pikën turistike “Roza Hutor” funksionojnë 6 pista - si sportive, ashtu dhe për turistët. Të gjitha punimet e nevojshme ne tashmë i realizuam: pistat u ndërtuan, sistemi i mbulimit të tyre me borë funksionon bile më mirë nga ç’e prisnim në të vërtetë. Po ky është vetëm fillimi i rrugës së gjatë të punës sonë. “Roza Hutor” është një objekt unikal ku do të duhet të bëhet ende një punë shumë e madhe si dhe të ndërtohet, në veçanti, fshati olimpik”, - tha Sergei Baçin. Krenaria më e madhe e kompleksit “Roza Hutor” është pista, e cila në momentet aktuale është e vetmja në Rusi e certifikuar prej Federatës Ndërkombëtare të sportit të Skive (FIS). Ajo është vërtet unikale përkatësisht nivelit të vështirësisë. Të përshkuarit e saj quhet arritje e madhe për çdo sportist. E vetmja gjë që “zymtëson” disi pamjen e gëzueshme të Soçit paraolimpik është “dhelpëria” e kalendarit sportiv. Startet testuese të pistave të tij përkojnë në kohë me turneun kryesor të sezonit - Kampionatin Botëror në Gjermani. Prandaj as liderët botërorë të sportit të skive, as skiatorët më të fortë rusë, për arsye të kuptueshme, nuk do të vijnë dot në Soçi. Por këtu i gëzohen ardhjes së të gjithëve dhe mirëpresin ata që dëshirojnë të vizitojnë e të pushojnë në këtë pikë të mrekullueshme turistike. Sepse nga përshtypjet e tyre në lidhje me pistat e rrëshqitjes, nivelin e shërbimit dhe do të varet ajo, se si duhet të jetë kryeqyteti i Lojrave të ardhshme Olimpike Dimërore. Garat e para aktuale ndërkombëtare janë vetëm fillimi i punës. Aty nga fundi i vitit 2011 në objektet sportive të Soçit do të zhvillohen garat në disiplinën e skive malore, kurse në fillim të vitit 2012 do të ndërmerren edhe 6 gara të tjera testuese në disiplina të ndryshme sportive.  Kështu që ngarkesa në objektet sportive të Soçit do të vijë duke u rritur gradualisht.