Presidenti i Akademisë Ruse të Shkencave Juri Osipov zyrtarisht shpalli emrat e shkencëtarëve të rinj rusë, që u bënë laureat të Çmimit të Presidentit të Rusisë. Këtë vit laureat u bënë 7 veta. Çmimi Presidencial u jepet shkencëtarëve të rinj dhe specialistëve të Rusisë “për kontributin e madh në zhvillimin e shkencës vendase dhe veprimtarisë inovatore”.