Zëri i Rusisë Strategjia unike energjetike e BE deri në vitin 2020 do ti kushtojë Bashkimit Europian 1 trilion euro. Këtë shumë e konfirmoi samiti i BE në Bruksel. Një vëllim i tillë investimesh kihet ndërmend të bëhet nga komuniteti europian për ndërtimin e infrastrukturës së re energjetike brenda dhe jashtë kufijve të Europës, për zhvillimin e burimeve alternative të energjisë dhe rritjen e efikasitetit të shfrytëzimit të energjisë. Në të njëjtën kohë, sipas mendimit të analistëve, këto masa do ti lejojnë Bashkimit Europian, në rastin më të mirë, të ruajë në nivelin e tanishëm të varësisë nga importi i naftës dhe gazit prej Rusisë dhe vendeve të Lindjes së Mesme.