Zëri i Rusisë Konferenca, të cilën gazetarët gjermanë e kanë pagëzuar me emrin “Davosi i Mynihut” për sigurinë, u hap të premten në kryeqytetin e Bavarisë. Tema kryesore të kësaj konference janë: strategjia e sigurisë europiane dhe bashkëveprimi në lidhje me këtë midis Rusisë dhe NATO-s, planet e përbashkëta të vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe Federatës Ruse në sferën e mbrojtjes antiraket si dhe situata e brendshme politike në Egjipt. Një ndër të parët e mori fjalën në këtë konferencë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, i cili vuri në pah tonalitetin e ndryshuar në dialogun midis Rusisë dhe Aleancës. “Shumë shpesh kjo konferencë është zhvilluar nën shenjën e mosmarrëveshjeve, divergjencave midis vendeve të NATO-s dhe Rusisë. Këtë vit unë konstatoj se kjo nuk është më kështu”, - tha Rasmussen gjatë fjalës së vet në hapjen e konferencës. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të marrë fjalën në Konferencën e Mynihut më 5 shkurt. Vemendja kryesore në raportin e tij do ti kushtohet domosdoshmërisë së përforcimit të dinamikës pozitive të marrëdhënieve në Europë në sferën e sigurisë dhe konfirmimit të drejtimit të tyre jo për konfrontim, por për bashkëpunim. Kuptimi i mesazhit të tij është - siguria e secilit është siguri e të gjithëve. Një ndër ngjarjet kyçe të forumit 3 ditor në Mynih do të bëhet takimi i Lavrovit me Seketaren amerikane të shtetit Hillary Clinton, gjatë të cilit ata do të shkëmbejnë letrat ratifikuese në lidhje me Traktatin e ri ruso-amerikan për shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive, të nënshkruar më 8 prill të vitit 2010 në Pragë nga presidentët e Rusisë dhe SHBA. Që nga ai moment Traktati hyn zyrtarisht në fuqi. Ministri i Jashtëm rus Lavrov do të marrë pjesë gjithashtu edhe në mbledhjen ministrore të “kuartetit” të ndërmjetësve ndërkombëtarë për rregullimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, në të cilin hyjnë Rusia, SHBA, BE dhe OKB-ja, të thirrur me iniciativën e palës ruse.