Zëri i Rusisë Duke vënë re çmimin në rritje të naftës Aleksei Kudrin i profetizon Rusisë një të ardhme të ndritur bile që këtë vit, shkruajnë gazetat. Fjala e mbajtur në Forumin “Rusia-2011” nga Zv/Kryeministri, Ministri i financave i Rusisë ishte jashtëzakonisht optimiste. Ai siguroi në të se ekonomia ruse çdo gjë të mirë e ka ende përpara: GDP këtë vit do të rritet shumë më shpejt se sa vitin e kaluar, deficiti do të zvogëlohet me 3%. Kurse qeveria do të reduktojë shpenzimet e buxhetit federal çdo vit me 1% të GDP. Rusia vazhdon të ruajë avantazhet konkurruese në tregun botëror, tha gjithashtu Aleksei Kudrin. Ekspertët janë të prirur të pajtohen me mendimin e tij, por i druhen gjatë kësaj reduktimit të shpenzimeve për llogari (në kurriz) të popullsisë. Në fakt botimet «Российская газета» (“Rossijskaja gazeta”) dhe «Независимая газета» (“Njezavisimaja gazeta”) pranojnë, se niveli i ulët i borxhit shtetëror, deficitit buxhetor dhe ruajtja e rezervave krijojnë kushte shumë të mira për daljen e vendit nga kriza.

Në Rusi mund të duken deputetët-peshkopë, shkruan botimi «Независимая газета» (“Njezavisimaja gazeta”). Mbi problemin e avancimit nga ana e klerit të kandidaturave të veta në zgjedhjet në vend u bë fjalë në mbledhjen e organit të lartë drejtues të Kishës Orthodhokse Ruse - Këshillit të Peshkopëve. Vendimi për këtë do të merret pas një shqyrtimi të detajuar, thekson botimi. Këshilli i Peshkopëve po diskuton ndërtimin e tempujve, kishave të reja, ruajtjen e kujtimit të ndritur të dëshmorëve (martirëve) të rinj dhe gjithë atyre që e pësuan gjatë kohës së persekutimit të Kishës, veprimtarinë shoqërore të krishterëve orthodhoksë, problemet e mbështetjes sociale, tregon botimi «Российская газета» (“Rossijskaja gazeta”).

Ditët e kaluara sollën menjëherë disa të reja të rëndësishme në lidhje me hetimin e serisë së akteve terroriste në Moskë, shkruan gazeta «Московский комсомолец» (“Moskovskij komsomolec”). U arrestua edhe një anëtar i bandës që po përgatiste shpërthimet në qendër të kryeqytetit rus. 35 vjeçari Artur Magomedov iu dorëzua vullnetarisht milicisë. Gjatë kësaj ai pranoi se është marrë vërtet me montimin e mekanizmave shpërthyes, por nuk e dinte se për çfarë do të përdoreshin ata. Gazeta «Коммерсант» (“Kommersant”) njofton, se Magomedov hynte në përbërjen e grupimit kriminal që ishte krijuar vetëm 2 muaj më parë në Dagestan. Organizatorët e akteve terroriste planifikonin që mekanizmat shpërthyes t’ia ngjeshnin në brez terroristeve-kamikaze, të cilat do ti detononim më pas ata gjatë kohës së shëtitjeve popullore të Vitit të Ri në Sheshin Manege mu në qendër të Moskës. Por ndërmarrja e sulmit terrorist u minua pas asaj kur fluturoi në erë njëra nga terroristet-kamikaze - Zavzhat Daudova - gjatë tentativës për të ngjedhur pas trupit brezin e përgatitur me lëndë eksplozive. Terroristja e dytë kamikaze - Zejnab Sujunova  - aty për aty ua mbathi këmbëve dhe u paraqit vullnetarisht në organet e ruajtjes së rendit dhe tregoi për gjithçka.